Tmerr në Itali, shqiptari ther gruan me thikë në rrugë derisa ajo po mbante foshnjën në duar

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur sot qytetin e Bolzanos në Itali.

Mediat italiane raportojnë se një 29-vjeçar ka qëlluar me thikë në mes të rrugës bashkëshorten e tij. Kalimtarët janë tmerruar kur kanë parë momentin kur bashkëshorti pas sherrit ka qëlluar me thikë gruan, raporton Tch.

Sipas mediave italiane, gruaja 29-vjeçare është shtruar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është goditur nga burri në momentin kur po mbante në krah foshnjën e vogël vetëm disa muajsh.

Pas ngjarjes, shqiptari ka tentuar të largohet, por kanë qenë kalimtarët e rastit që e kanë ndaluar deri në kohën kur erdhi policia. Ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme