Një kokë njeriu me vrimë e shkëputur nga trupi është gjendur mëngjesin sotëm në fshatin Karbunarë në Vlorë.
Policia njoftonsqaron se ka qenë një bari i zonës që ka njoftuar për gjetjen e një koke njneriu, ndërkohë që po punohet për të gjetur trupin dhe identifikuar viktimën. Nga informacionet e para mësohet se koka është e dekompozuar, çka vërteton se ka shumë kohë që kjo ngjarje makabër ka ndodhur. Në qytetin e Vlorës ka disa denoncime për persona të zhdukur në këtë zonë. Ndërkohë që dyshimet e para shkojnë për një vrasje të mundshme që mund të ketë ndodhur rreth tre muaj më parë. Kafka është dërguar për ekzaminin dhe identifikim të perosonit. /Gazeta Express/