Todorov heq dorë nga mandati i deputetit, paralajmëron tërheqjen nga politika

Deputeti i VMRO – DPMNE, Nikola Todorov, i cili është edhe ministër i shëndetësisë në detyrë, ka hequr dorë nga mandati i deputetit.
Sipas informacioneve të para, Todorov ka njoftuar kryetarin e parlamentit Talat Xhaferri lidhur me këtë vendim të tij.
Sipas ligjeve në fuqi, kryeparlamentari në seancën e radhës, respektivisht nesër, duhet ta njoftojë parlamentin për dorëheqjen e deputetit.
Vendimin për tërheqje nga mandati e ka bërë publik edhe vetë Todorov, i cili është shprehur se një vendim të tillë e ka bërë shkaku se dëshiron më shumë në të ardhmen t’i përkushtohet karrierës së tij profesionale si avokat.
Todorov ka qenë një prej ministrave të përhershëm të Nikolla Gruevskit./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme