Tollovi në hyrje dhe dalje të Ohrit, Boçvarski garanton: “Do të përfundojë deri më 10 korrik”

Gazetar: Miki Trajkovski

Ndërsa autobusët me turistë të huaj nga aeroporti i Ohrit për në hotele udhëtojnë nga dy orë e gjysmë, për shkak të devijimit të qarkullimit përgjatë rrugës së vjetër, autoritetet njoftojnë se deri në 10 korrik do të përfundojnë aktivitetet ndërtimore afër Podmoljes. Revoltë të madhe e pushtetit lokal, hotelierëve dhe qiradhënësve po shkaktojnë punimet ndërtimore të nisura nga pushteti qendror në hyrje të Ohrit në fillim të sezonit turistik.

“Ajo që është e rëndësishme është se deri më 10 korrik kjo korsi do të funksionojë sërish në këtë pjesë të seksionit të autostradës dhe mendoj se në kulmin e sezonit turistik, kjo rrugë do të funksionojë”, tha Bllagoja Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

“Nëse arrijmë të sigurojmë gardhin elastik atëherë deri më 10 korrik, atëherë do të mund të hapim të dy korsitë nga Ohri në Podmolje”, u shpreh Ejup Rustemi – Drejtor i NP Rrugët Shtetërore.

Lidhur me kërkesat e gastronomëve dhe autoriteteve lokale në Ohër për shtyrjen e punës deri në shtator, Boçvarski thotë se gjithçka që po bëhet tani, edhe pse sezoni turistik tashmë ka filluar, është bërë për të mirën e turizmit. Ndërsa, ndonëse në opinion ka mosbesim se autostrada Kërçovë-Ohër do të përfundojë plotësisht deri në fund të këtij viti, Rustemi shprehet optimist.

“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që deri më 31.12 të respektojmë marrëveshjen për të përfunduar këtë autostradë…”, theksoi Ejup Rustemi – Drejtor i Rrugëve Shtetërore.

Vitet e kaluara autoritetet paralajmëronin se me përmirësimin e kushteve atmosferike gjërat do të intensifikoheshin, por më pas u punua shumë pak në autostradë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme