Tomë Gashi: Gjykata Speciale është Gjykatë më shumë e Serbisë sesa e Kosovës

Avokati Tomë Gashi thotë se Gjykatë Speciale është më shumë gjykatë e Serbisë sesa e Kosovës.

“Duke e parë internimin e “jashtëzakonshëm” të institucioneve shtetërore të Serbisë, duke përfshirë edhe presidentin e tyre Vuçiq, duke i ditur takimet e zyrtareve të gjykatës speciale me zyrtarë të Serbisë në prag të fillimit të punës se kësaj gjykate raciste /gjykate vetëm kundër shqiptarëve/ a mund të thuhet se kjo gjykate me tepër është gjykatë e Serbisë, sesa e Kosovës”, shkruan Tomë Gashi.

“Po ku jeni ju o deputet të Kosovës që e votuat një gjykatë kundër vetvetes në vend të huaj/Hagë –Holandë e që Serbia po e ‘komandon’ duke e furnizuar me prova kundër jush. Çka do të thoni nëse ju akuzojnë në këtë gjykatë speciale. A do të thoni se gjykata speciale është politike, sigurisht që do ta thoni këtë, dhe kjo gjykatë është gjykatë politike kundër shqiptarëve në përgjithësi, kundër shqiptarëve të Kosovës në veçanti, e posaçërisht kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së”.

Tutje ai thotë se kjo Gjykatë është në interes jetik për Serbinë, sepse përmes kësaj gjykate, Serbia do të tentojë ta shndërroj vetveten dhe serbët si viktimë, e shqiptaret si viktimizues.

“Këtë shërbime ia keni bërë Kosovës me votën tuaj të të ‘lirë’ më 4 gusht 2015  për ta ‘pastruar’ edhe një herë luftën e UÇK-së. Po ku është president ynë zoti Thaçi, po ku është Kryeministri ynë në detyre zoti Mustafa, po ku jeni ju mbi 80 deputetë që votuat kundër vetvetes”, shkruan në fund Gashi. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme