Tomë Gashi: Listat për vrasje nga “Syri i Popullit”, kërcënime serioze!

Avokati i njohur, Tomë Gashi ka apeluar institucionet e vendit që të japin detaje shtesë për seriozitetin e kërcënimit të jetës së udhëheqësve të Republikës së Kosovës dhe individëve të tjerë që organizata “Syri i Popullit” i ka publikuar në media.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se Policia, MPB-ja si dhe Inteligjenca (AKI) në mënyrë diskrete të njoftojnë se sa janë serioze  këto kërcënime.  “Pra, personat që gjenden në këto lista ndihen të rrezikuar dhe të bllokuar në funksionimin e tyre”, ka thënë ai.

Më tej, avokati Gashi ka komentuar edhe rastin e tentim-vrasjen e kolegut të tij, Azem Vllasit. Sipas tij, Policia apo Inteligjenca kanë pas informata para sulmit të Vllasit dhe se të njëjtat janë dashur që paraprakisht të parandalojnë mënyrat e tyre operative, sulmin ndaj tij.

“Mbrojtja duhet t’i ofrohet pasi jeta e tij duket se është në rrezik për shkak të këtyre kërcënimeve nga kjo organizatë për të cilin nuk duhet se kush është prapa saj”, ka thënë ai. /Indeksonline/ A.M/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme