Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme do të vazhdoj gjykimi për vrasjen e Oliverit.
Ai parashtron pyetje se kush mund ta ketë vrarë.
Gashi publikon dokumente duke theksuar që një dëshmitar anonim ka thënë që vrasjen e Oliverit e ka porositur Radoiçiq, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Edhe sot vazhon gjykimi por pytja është kush e vrau Oliverin?
Ai fajëson Listën Serbe
Ai fajëson Vuçiqin
Ai fajëson strukturat kriminale të Serbisë që kanë vepruar në Kosovë.
Ai sqaron shumë gjëra si po shpërngulen serbët e veriut të Kosovës ngase nuk po mund ta durojnë terrorin nga vet serbët ..
Një dëshmitar anonim ka deklaruar se vrasjen e Oliverit e ka organizuar Milan Radojçiq i cili ka paguar dy vrasës nga Serbia në shumë prej 40.000 Euro.