Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë i ka kthyer përgjigje kërcënimit të kryeministrit Rama se do të ndëshkohen rëndë të gjithë bizneset që lejojnë aktivitete politike në subjektet e tyre private.
Në në një shënim në profilin saj kjo shoqatë shkruan se nuk do të lejojë më raprezalje, kërcënime nga ana e kryeministrit
‘Të nderuar miq kolegë dhe anëtarë të shoqatës të biznesit .
Të gjith biznesin pa përjashtim se nuk duhet të lejojne aktivitete politike në subjektet e tyre private ndryshe do të ndëshkoheni rëndë !
Kështu deklaroi ai ????.
Epo mirë o shoku,zoti,nalt madhni na i shpjego se si mundet ti dallojmë ne biznesi se bindjesh politike kanë qytetarët që hynë e dalin në lokalet tona ???? !
A ka qeveria juaj ndonje instrument të tillë ????!
Po paralajmërojmë publikisht se BOLL MË me kërcënime reprezalje, gjoba, selektivitet dhe hakmarje ndaj biznesit i cili po lufton për mbijetesë për të paguar taksat lokale dhe qendrore por dhe gjithë detyrimet e tjera të cilat janë të shumta, plus një periudhë nga më të vështirat për shkak të situatës së virusit COV 19 që ka gjunjëzuar gjithë biznesin.
BOLL MË me kërcënime histerike të tipit Diktatorial se biznesi ka ndërruar shumë qeveri dhe kryeministra.
Këto reprezalje, frikesime, hakmarrje primitive nuk ju shkojnë më?
Ditët tuaja po mbarojnë. Tash dhe tutje biznesit nuk ja ndien se çfar ju thoni.
Ju nuk e mposhtni dot biznesin e Shqipërisë.
As me gjoba dhe me asgjë tjetër.
Ndaloni marrëzinë tuaj primitivë.
Çfarëdo që të bëni jeni të përkohshem e ndërsa biznesi do të jetë i përjetshëm.
Ky shkrim u pregatit nga:
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm’