Përbërësit për petën:
3 vezë
1 gotë uji sheqer pluhur
1 gotë uji qumësht
½ gotë uji vaj
25 gr kakao
1 sheqer vanilje
1 pluhur pjekurinash
2 gota uji miell
Për kremin e kokosit:
2 krem shllag pluhur
1 ½ gotë uji qumësht
1 ½ gotë uji kokos
Për salcën:
1 ½ lugë gjelle miell
2 lugë gjelle kakao
½ gotë uji sheqer pluhur
1 gotë uji qumësht
1 gotë ujë
Udhëzimet
Të gjithë përbërësit për petën shtoni gradualisht një nga një derisa të fitoni një brumë homogjen.
Piqeni në furrën e parangrohur në 170 gradë për 25 minuta.
Gjatë kësaj kohe, miksojini mirë krem shllagun pluhur bashkë me qumështin. Shtojuni edhe miellin e kokosit dhe vazhdojeni përzierjen derisa të fitoni një masë homogjene.
Njëkohësisht zieni në një tenxhere të gjithë përbërësit për salcën e çokollatës.
Petën e pjekur ndajeni përgjysmë.
Njërën petë vendoseni në enën përkatëse dhe sipër saj hidhni kremin e përgatitur me kokos.
Mbulojeni me petën tjetër dhe këtë mbulojeni me salcën e përgatitur.
Ëmbëlsira bëhet më e shijshme, po u gatua një ditë përpara servimit./Embëlsira-ime/