Tortë datëlindjeje

Përbërësit për 1 petë duhen:
4 të bardha vezësh
4 lugë gjelle sheqer
100 gr arra të bluara
1 lugë miell

Kremi 1:
5 të kuq të vesë
4 lugë miell
5 lugë sheqer
500 ml qumësht
125 gr gjalpë

Kremi 2:
7 të kuq të vesë
7 lugë gjelle sheqer
100 gr cokollatë gatimi
125 gr gjalpë

Plus:
500 ml pana ëmbëlsirash

Udhëzimet

Të bardhët e vezëve rrahini me mikser duke shtuar gradualisht edhe sheqerin derisa të fitoni një shkumë të fortë.

Në fund shtoni edhe arrat dhe miellin dhe trazojini mirë të gjitha më lugë druri për të fituar një masë homogjene.

Brumin e fituar zbrazeni në tepsinë e mbuluar me letër pjekjeke dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 15 minuta.

Kështu veproni 3 herë (për 3 petë).

Më pas përgatiteni kremin e parë duke trazuar bashkë të kuqtë e vezëve, sheqerin dhe miellin. Më pas shtojani edhe pak qumësht të ftohtë nga 500 ml e pjesën tjetër lëreni të vlojë.

Masën e fituar zbrazeni tek qumështi i vluar dhe përziejeni mirë derisa të trashet. Më pas largojeni nga zjarri e mbulojeni me folie alumini në mënyrë që të mos zërë kore derisa të ftohet.

Kremin e dytë bëjeni duke miksuar të kuqtë e vezëve me sheqerin derisa të fitoni një masë të bardhë e më pas këtë vendoseni mbi një tavë që ka dy gisht ujë duke vluar (banjomari). Kremin ziejeni për 10 minuta e më pas shtojani edhe çokollatën. Trazojini mirë të gjitha derisa të shkrihet çokollata.

Edhe këtë krem lëreni të ftohet.

Pasi të jenë ftohur të dy kremërat, miksojini të dy gjalpët derisa të shkumojnë mirë e më pas këtë masë hidheni tek kremërat e përgatitur.

Në fund miksojeni edhe pananë për ëmbëlsira dhe 2-3 lugë gjelle nga ajo shtoni tek kremërat përkatës.

Pastaj, në petën e parë shtrijeni kremin e parë e sipër tij një shtresë të hollë me panan e rrahur. Më pas shtroni edhe petën e dytë e sipër saj kremin e dytë. Sipër kremit sërish shtroni një shtresë nga pana e rrahur.

Në fund hidhni edhe petën e tretë.

Zbukurojeni sipas dëshirës.

Para servimit, torta duhet të pushojë mirë. /Embelsira.ime/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme