Përbërësit:
200 gr miell
2 vezë
vaj ulliri
kripë
400 gr mish (copa të ziera, gjoks pule, viçi etj.)
3 feta bukë (të zbutura në qumësht)
djathë kaçkavall (i grirë)
arrëmyshk
1 lit. lëng mishi
piper
Përgatitja
Për pastën:
Punojeni gjatë miellin me vezë, një lugë vaj dhe pak kripë.
Lëreni të pushojë.
Mbushja:
Kalojini në mikser copat e mishit të zier dhe bashkojini me bukën e zbutur, 3 lugë kaçkavall të grirë, piper dhe arrëmyshk.
Hapeni brumin hollë, prijeni në katrorë me brinjë 3 cm.
Hidhni në qendër të çdo kuadrati mbushjen dhe formoni tortelinit me to.
Ziejini dhe shërbejini në lëngun e nxehtë (Shije).