Toshkovski: Do të hetojmë çdo detaj, përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë do të hetojë çdo detaj lidhur me tragjedinë e Koçanit dhe të gjithë ata që kanë lidhje direkte apo indirekte me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për media. Siç shtoi ai, nuk ka ndarje në mes tonën dhe tuajën, por vetëm të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm.

“Dëshiroj ta siguroj opinionin se çdo detaj në lidhje me ngjarjen penalo-juridike është detyrë e Prokurorisë Publike në bashkëpunim me MPB-në që ta përcaktojnë dhe ta procedojnë në mënyrë adekuate. Ne këtë do ta bëjmë… Mirëpo, duhet të respektojmë procesin e drejtësisë dhe hetimin duhet ta kryejmë rrënjësisht”, tha Toshkovski. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme