Gazetar: Mihajllo Donev
Nata e Vitit të Ri në përgjithësi ka qenë e qetë, sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski. Ai ka thënë se nuk ka pasur incidente të mëdha, edhe pse gjatë natës së kaluar 33 persona janë privuar nga liria, ka pasur gjithsej 28 aksidente trafiku, por asnjë me përfundim tragjik.
“Mund të theksoj se në territorin e Maqedonisë janë kryer 29 vepra penale, janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve 14 kanë lidhje me trafikim droge, në lokacione të ndryshme, këto janë ngjarje të ndryshme penalo-juridike në mbarë Maqedoninë. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kemi pasur afërsisht 28 aksidente trafiku, prej të cilave fatmirësisht vetëm tre kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore dhe fatmirësisht nuk kemi pasur lëndime të rënda apo humbje jete”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.
Po ashtu, Toshkovski falënderoi të gjithë policët që gjatë natës së kaluar kanë qenë në shërbim në mbarë vendin dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që festat e ardhshme të Krishtlindjeve t’i festojnë në mënyrë të qetë. /Alsat.mk