Toshkovski: Procedura është ligjore

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, iu përgjigj akuzave të LSDM-së. Ai thekson se gjithçka është sipas ligjit kurse milionat që i përmendin nga LSDM janë korniza maksimale që mund të ketë furnizime, në tre vitet e ardhshme. Lidhur me vërejtjet se pse nuk kërkohet më shumë vite përvojë pune ose numër më i madh i të punësuarve, Toshkovski thotë se logjika e Ministrisë së Brendshme është në interes të shtetit, që është të nxisë konkurrencë dhe qasje të drejtë.

“Kriteret tepër të rrepta shpesh eliminojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë më konkurrueset në Maqedoni dhe shpesh mund të ofrojnë çmime më të mira. Ligji i Prokurimeve Publike nuk parashikon përjashtimin e ndonjë kompanie vetëm sepse është regjistruar së fundmi ose ka numër më të vogël të punonjësve, ne veprojmë plotësisht në përputhje me dispozitat e tij”, shkroi Toshkovski në rrjetin social “Facebook”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme