Toshkovski: Së shpejti drejtuesit e makinave me targa të huaj marrin gjobat e evidentuara nga “Safe City”

Gazetare: Ajnur Bafqari

Ministri i Punëve të Brendshme, siguron se sistemi “Safe City” nuk do ta kursejë askënd, përfshirë edhe qytetarët e huaj që kalojnë tranzit. Pançe Toshkovski tha se të gjitha shkeljet e bëra që nga dita kur sistemi ka hyrë në fuqi janë evidentuar dhe së shpejti do t’u dorëzohen edhe drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.


“Dua të dërgoj porosi te të gjithë që kalojnë tranzit nëpër korridoret 8 dhe 10, në Maqedoni, se kamerat e “Qytetit të Sigurt” funksionojnë, punojnë dhe evidentojnë shkelje në trafik. Domethënë çdo shkelje në trafik, nga data 1 shkurt 2026 e këtej, do të dorëzohet te secili që ka bërë shkelje, pavarësisht nëse drejton automjet me targa të Maqedonisë ose të huaja. Për shumë shpejt, do të jeni dëshmitarë të zbatimit konkret të hapit të dytë, që ka të bëjë me dorëzimin e gjobave te ata që drejtojnë automjete me targa të huaja. E kjo do të jetë pikërisht këtu në këtë pikë kufitare”- deklaroi Toshkovski.

Lidhur me këtë çështje foli edhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, duke theksuar se gjobitja e qytetarëve të huaj është një problem me të cilin ballafaqohet edhe Serbia.

“Do të ishte e logjikshme që edhe ata të jenë pjesë e një sistemi që edhe ne do të mundeshim t’i kërkonim dënimet e tyre nga vendet ku jetojnë. Për këtë nevojitet rregullore evropiane. Edhe ne kemi menduar sikurse edhe ju, kur të paraqitet këtu duhet të paguajnë dënim, por çka nëse nuk paraqitet? Përse ata na dënojnë ne, ndërsa ne nuk mund të dënojmë? A janë më të mirë ata sesa qytetarët tanë?- tha ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Për gjobitjen e të huajve madje pati një polemikë të shkurtër Toshkovski -Daçiq.

“Gjobat do ti dorëzohen gjithë-secilit që ka bërë shkelje pavarësisht se shtetas i kujt është, i Maqedonisë, Serbisë apo ndonjë shteti tjetër”- theksoi Toshkovski.

“Unë do t’i dënoja dyfish ata”- shtoi Daçiq.

Një nga mangësitë e sistemit “Safe City” ishte pikërisht gjobitja e drejtuesve të makinave me targa të huaja. Nga MPB muajin e kaluar ka njoftuar se mijëra shkelje janë konstatuar pikërisht nga shoferët e huaj, por pritej kryqëzimi i të dhënave me sistemin “Lotus” që përdorin pikat kufitare në vend. Pas procedimit të gjobave dhe futjes së tyre në sistem, nuk dihet se si do të zgjidhet çështja e pagesës.

The post Toshkovski: Së shpejti drejtuesit e makinave me targa të huaj marrin gjobat e evidentuara nga “Safe City” appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme