Në kuadër të edicionit të 54-të të festivalit prestigjioz “Mbrëmjet Operistike të Majit”, më 16 maj me fillim nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup do të shfaqet në skenë kryevepra e Xhiakomo Puçinit, opera “Toska”.
I ftuari nga Polonia, Marcin Nalenc-Nesjolovski, do të dirigjojë këtë tragjedi dramatike të Puçinit, në
regjinë e Ognjan Draganov nga Bulgaria. Skenografia është e Zoran Nikolovskit, kostumografia e
Marija Pupuçevskës, mjeshtre e korit: Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Gjorgeska, ndërsa koncert-mjeshtër
Verica Lambeska.
Në rolin kryesor (Florija Toska) do të performojë Marija Jeliq nga Sërbia, në rolin e Kavaradosit – Milen Boshkov nga Bullgaria, në rolin e Skarpias – Ivan Inverardi nga Italia. Në rolet e tjera do të
marrin pjesë: Vladimir Sazdovski, Dragan Ampov, Marjan Nikolovski, Kristian Antovski, Nikola
Çedomirovski, Desanka Gligorijeviq, së bashku me korin dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.
“Toska” është opera në tre akte e Xhiakomo Puçinit, e krijuar mbi libretin e Luixhi Illika dhe Xhuzepe
Xhakoza, e frymëzuar nga drama e Victorien Sardu. Që nga premiera e saj e deri më sot, vepra ka
ruajtur vëmendjen e publikut falë tensionit dramatik dhe shprehjes së fuqishme muzikore. Edhe më
shumë se një shekull më vonë, “Toska” mbetet një nga veprat më të shfaqura operistike —histori e
fuqishme ku fati personal përplaset me pushtetin, dashurinë dhe tragjedinë./Alsat.mk.



