• Bukë integrale tosti
• 300gr mish viçi • 2-3 qepë të kuqe
• 5-6 kërpudha
• vaj ulliri
• gjalpë
• kripë/piper 1.
Së pari mishin e viçit e ndajmë në file të holla dhe e marinojmë me kripë dhe piper.
2. Qepët dhe kërpudhat gjithashtu ndahen në feta të holla.
3. Skuqet mishi për 1 minutë në vaj ulliri, pastaj shtohen edhe qepët me kërpudha, skuqen të gjitha së bashku.
4. Bukën e lyejmë nga dy anët e jashtme me gjalpë, pastaj e thekim mundësisht në enë grilli.
5. Bukën e thekur e mbushim me masën e përgatitur, sipas dëshirës i shtojmë djathë dhe erëza.