Tottenham mposhtet nga Sportingu

Tottenham “i dobët” në Europë, mposhtet në Portugali.

Tottenham Hotspurs vazhdon të tregojë formë të dobët në Europë. Ata janë mposhtur sonte në Lisbonë nga Sportingu me rezultat 1-0. Paulinho (90’) dhe Gomes (90+3’) shënuan për vendasit për t’ia dhënë një tush të ftohtë skuadrës së Antonio Conte.

Sporting Lisbona vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve.

Pasi që mposhtën Eintracht Frankfurtin me rezultat 0-3 në ndeshjen e parë ata kanë mposhtur Tottenhamin në Lisbonë me rezultat 2-0.

Pjesa e parë ishte një ndeshje pa shumë raste që ia vlen për t’u theksuar, pos një goli të anuluar në minutën e 43-të nga Richarlison i Tottenhamit për pozitë jashtëloje.

Emerson Royal (49’) i Tottenham pati shansën më të mirë për të shënuar me të filluar pjesa e parë por Adan bëri një pritje të mahnitshme për t’ia mohuar golin atij.

Deri në minutën e 90-të të dyja skuadrat nuk kishin raste të mira për shënim.

Por, pikërisht në minutat e fundit aktivizohen portugezët dhe shënojnë dy gola.

Fillimisht Hugo Lloris i Tottenham bëri një pritje të mahnitshme të goditjes së Pedro Porros duke ia mohuar golin atij, por nuk do të vononte shumë dhe pas një harkimi perfekt të Gonzalez nga goditja e këndit për Sportingun gol të bukur do të shënonte Paulinho.

Tre minuta më vonë, Sportingu shënoi golin e dytë.

Arthur Gomez bëri një derpertim të mahnitshëm në zonë për të shënuar në minutën e 3-të shtesë të kësaj ndeshje.

Pas kësaj fitoreje, Sportingu ka 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara dhe është rrugës së mirë për t’u kualifikuar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Tottenham mbetet në vendin e dytë me vetëm tri pikë të tubuara.

Në ndeshjet e ardhshme Sportingu do të këtë punë me Marseille kurse Tottenham me kampionin e Europa Ligës, Eintracht Frankfurt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme