Toyota lëviz me me shpejtësi maksimale prej 370 kilometra në orë (Foto/Video)

Kërkesat për gara me vetura të segmentit SUV janë duke u rritur dita ditës, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon lajmi që Toyota Land Cruiser, më saktë versioni special i Land Speed Cruiser, ka arritur shpejtësinë maksimale prej 370 kilometra në orë.

 

Natyrisht, për një shpejtësi të tillë, është dashur të prodhohet një motor i veçantë. Në këtë rast është futur motori me 5.7 litra V8, të cilit i është shtuar turbochargeri i cili prodhon plot 2000 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Është e qartë se të gjithë komponentët e motorit është dashur të ndërrohen dhe forcohen, por është përdorur edhe transmisioni garues që do t’i bënte ballë rrotullimeve të shpejta gjatë ngasjes me shpejtësi të madhe.

Gjithashtu, vetura është ulur më poshtë për të qenë më stabile gjatë ngasjes me shpejtësi të madhe, dhe për të përmirësuar aerodinamikën.

Këtë ngasje të “çmendur” e ka realizuar Car Edwards, ish-shoferi i Toyotas në NASCAR, i cili në pistën e gjashtë katër kilometra, arriti shpejtësinë maksimale prej 370 kilometrave në orë, duke i dhënë kësaj veture epitetin e veturës më të shpejtë të segmentit SUV.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme