Toyota Supra me 1,239 kuajfuqi, si një ‘raketë’ në autostradë gjermane

Gjatë fillimit të shekullit 21 është parë një fokus i madh në super veturat ekstreme.

Fuqia ka qenë gjithmonë e kërkuar por tani, me avancimin e teknologjisë, prodhimi i kuajfuqive është bërë shumë më i lehtë e më i sigurt se më parë, transmeton KOHA.

Në fillim të dekadës, Bugatti u bë marka e parë që ofronte veturë me 1 mijë kuajfuqi, e më vonë të gjithë prodhuesit ndoqën ata, duke prodhuar vetura me kuajfuqi katër shifrore.

Modifikuesit e veturave poashtu ndoqën prodhuesit e veturave, duke i kthyer ato në ‘bisha’ rrugore.

E njëra prej to është edhe kjo Toyota Supra e cila ka 1,239 kuajfuqi.

Kjo Toyota është testuar në autostradë gjermane, të cilat janë pa limit të shpejtësisë.

Ashtu siç shihet në video, Supra për pak sekonda arriti 200 kilometra në orë ndërsa maksimalen e arriti mbi 290km/orë e ende dukej e etur për të arritur mbi 300km/orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme