“T’padashtun” për traumat e luftës së 1999-s, premierë televizive në KTV

Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Kohavisionin të dielën prej orës 20:30 sjellin premierën televizive të filmit “T’padashtun” me skenar dhe regji të Edon Rizvanollit.

Në rolet kryesore në film shfaqen aktorja kosovare Adriana Matoshi dhe aktori holandez Jason de Ridder, derisa filmi është dramë që merret me pasojat dhe traumat e shkaktuara nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

“T’padashtun” trajton ngjarjen e një adoleshenti, i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij e vë para situatave të cilat nuk i kupton.

Filmi është prodhim i vitit 2017 dhe ishte propozimi i Kosovës për nominim për “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

“T’padashtun” është shfaqur në disa festivale prestigjioze të kategorisë “A”, si në Festivalin e Filmit në Karlovy Vary, “LA Screenings” dhe në Festivalin e Filmit në Kajro. Ndiqeni premierën televizive kosovare të dielën mbrëma vetëm në KTV.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme