Tradhtia e LDK-së ndaj rugovizmit dhe marrëzia e Lutës me shokë

Nënkryetari  i LDK-së Lutfi Haziri paska deklaruar se nuk mund ta mbajë peng Kosovën, kauza e territorit, ndërsa, LDK-ja në një komunikatë të saj, të marrë krye më vete, pa konsultim serioz me struktura, deklaron se territoritori duhet ti jepet Malit të Zi, në mënyrë që të hiqen vizat.
E para LDK-ja me këso qëndrime është kthyer në partinë e dikurshme socialiste, akuza që prej vitesh ia bën e majta dhe ata që vërtetë ndihen rugovista dhe veprimtarë të devotshëm, ndiheshin të fyer, dhe ishin të gatshëm me çdo përballje dhe rrezik.
Por, kjo LDK e udhëhequr nga Isa Mustafa, që është shndërruar në çadër shëtitëse të PDK-së së krimit të organizuar, të PDK-së vrastare dhe klanit ‘Pronto’, vrasësve të figurave më të shquara të kombit dhe të vetë asaj, është kthyer në një strukturë mazohiste ndaj PDK-së dhe faktorit ndërkombëtar, që po tallet me fatin e kombit shqiptarë si edhe një qind vjet më parë.
Fakti që me kaq presion ndërkombëtar, po luhet me territorin, është një sjellje tragjike, dhe antishqiptare. Kjo nuk do të ishte dhe nuk është antishqiptare, sikur të kishte një projekt, që brenda një dekade apo jo më larg se me 2030, territoret shqiptare nën Mal të Zi do ti bashkoheshin Kosovës dhe Shqipërisë, duke nisur me Ulqinin, dhe duke u përmbyllur me Plavën dhe Gucinë. Por, një projekt i tillë nuk duket se ekziston dhe askush nuk po përmend marrëveshje sekrete, veçse ndonjë hamendësimi krejt jashtë komunkimit publik për ti dhënë kuptim këmbënguljes së Qeverisë.
Për Hashim Thaçin dhe rolin e tij e të partisë së tij PDK-së as që duam të diskutojmë, pasi nuk ia vlen në asnjë mënyrë, të kërkohet më shumë nga ata. Ata e filluan me tradhti në luftë, shërbyen për francez, e të tjerë dhe parasëgjithash për serb, dhe si të tillë do të përfundojnë në koshin e plehrave, si tradhtarë.
Por, shqiptarët i kishin sytë kah LDK-ja e Ibrahim Rugovës, varka që në asnjë fortunë nuk ndrronte drejtim, por që me vdekjen e njeriut simbol të shqiptarisë, jo vetëm të Kosovës, ajo vark u shkërmoq njëherë duke u goditur nga jashtë dhe pastaj gjithnjë e më shumë nga levat e SHIK-ut të futura brenda, por nuk po mungojnë as ato të Serbisë.
Kjo parti kështu përfundimisht po e humb identitetin e saj dhe pa përmbysjen e asaj gariniture kjo parti nuk do të shoh më dritë, sikurse nuk po sheh dritë Kosova pa u përmbysur kjo garniturë tradhtarësh në krye me Hashim Thaçin e Kadri Veselin.SHQIPTARI.EU

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme