Kombinimi mes trendit bashkëkohor dhe traditës së artizanëve shihet si një përshtatje mjaft e mirë, sidomos në ruajtjen e zejeve tradicionale në Krujë.
Në Pazarin e Vjetër të këtij qyteti, megjithëse me disa vështirësi, tradita e punimit të qilimave vazhdon gjeneratë pas gjenerate.
Kombinimet e shumta me motive nga të gjitha trevat shqiptare, për të gjithë ata që u pëlqejnë, ofrojnë llojllojshmëri të ngjyrave dhe përmasave, duke u bërë edhe më atraktive për vizitorët e kësaj zone të Krujës, sidomos turistët e huaj.



