Trafikonin drogë nga SHBA nëpërmjet postës, bien në prangat e policisë 2 të rinj

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e saj në vend.


Në pranga kanë rënë shtetasit Kevin Qorpasha, 24 vjeç dhe Dion Hoxha, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, të rinjtë u arrestuan në momentin që morën një pako me 1 kg e 52 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, në një degë postare në Vorë.

Policia nënvizon se veprimet hetimore po vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pako 5”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga ShBA,nëpërmjet postës.

U kapën nga Policia, sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC,në një degë postare në Vorë,vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet pakoja me lëndën narkotike. Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Kevin Qorpasha.,24 vjeç dhe Dion Hoxha 22 vjeç,të dy banues në Tiranë.

Ata u kapën në flagrancë,menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme