Trafikonin drogë për Cosa Nostra, 36 të arrestuar në Katania

Një operacion i gjerë antidrogë ka nisur në agim në Katania të Sicilisë (Itali) për ekzekutimin e 36 arrestimeve.

Në bltizin e karabinierëve, të koordinuar nga prokuroria e rrethit, ka rënë në pranga një rrjet i tërë.

36 të hetuarit, për të cilët është urdhëruar masa e arrestit me burg me kërkesë së Prokurorisë Antimafe të rrethit konsiderohen si përgjegjës për krijimin e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e kokainës dhe të marijuanës për llogari të Cosa Nostras kataneze.

Operacioni u quajt “Km zero”.

Detajet e operacionit do të paraqiten më vonë gjatë ditës nga Prokurori i rajonit gjatë një konference për shtyp.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme