Trafikonte të mitur, arrestohet vlonjati në Tiranë

Ditën e sotme Policia e Tiranës ka vënë në pranga një vlonjat i cili ishte në kërkim prej kohësh. Person i arrestuar ishte vënë në kërkim për trafikim të miturish dhe falsifikim pasaportash. I arrestuari është Arben Veizaj, 54 vjeç, lindur në Vlorë me banim në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Sipas të dhënave zyrtare Operacioni është kryer nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i miturëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i pasaportave” e kryer në bashkëpunim.

Nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në D.V. P. Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

– Arben Veizaj, 54 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturëve” e kryer në bashkëpunim dhe ” Falsifikimi i pasaportave” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 128/b/3, 189 dhe 55 i Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme proçeduriale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme