Një operacioni anti-drogë është zhvilluar nga autoritetet italiane, duke vënë në pranga 14 persona, mes tyre 5 shqiptarë.
Sipas mediave në shtetin fqinj, janë sekuestruar 2300 kg drogë, të llojit kanabis, kokainë dhe heroinë. Hetimi, i nisur në maj 2016 zbuloi se të ardhurat e vlerësuara të drogës janë mbi 15 milionë euro.
“Të dyja organizatat kriminale kishin një interes të përbashkët në Itali me organizatat kriminale puliane përgjegjëse për detyrat logjistike dhe në Shqipëri me organizatat kriminale të atij Shteti përgjegjës për prodhimin, paketimin, klasifikimin dhe transferimin e drogës në aksin Kombëtar Shqipëri-Puglia”, raportojnë mediat italiane.
© SYRI.net