Tragjedi në Berat, zjarri u merr jetën 3 personave

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit, në orët e para të mëngjesit, të kësaj të hëne. Si pasojë e një zjarri që ka përfshirë tre banesa në rrugën “Dardha”, kanë humbur jetën babë e bir, Jani dhe Mateo Vangjeli, përkatësisht, 61 dhe 36 vjeç.

Viktimë në këtë ngjarje dyshohet se ka mbetur edhe një shok i Mateos, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Të afërm të viktimave janë shprehur se 61-vjeçari, Jani Vangjeli, ishte i paralizuar, ndërsa dyshohet se zjarri ka shkaktuar rënien e çatisë, e cila mund t’i ketë zënë brenda.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të jenë bërë pajisjet ngrohëse që babë e bir mbanin në banesën e tyre. Policia dhe ekspertët e zjarrfikëses po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme