Tragjedi në familjen shqiptare, babai vret aksidentalisht vajzën

E shtune, 22 Tetor 2016  –  Sakte.net

Një vajzë me origjinë shqiptare ka humbur jetën, pasi është shtypur padashur nga i ati.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Romë, Mazzarrone. Erjon Xhafkollari, 33 vjeç, ishte duke parkuar makinën në garazhin e shtëpisë së tij, ndërsa foshnja 18-muajshe ishte duke luajtur aty pranë. Sipas mediave italiane, pasi zbriti pjesëtarët e tjerë të familjes, Xhafkollari lëvizi sërish makinën dhe në këtë moment, vogëlushja shpëtoi nga duart e nënës. Pavarësisht se u dërgua për mjekim të menjëhershëm, Emanuela Xhafkollari humbi jetën për shkak të goditjeve të rënda në kokë.