Tragjedi në kanionin “Shkëmbi i Vashës”, 54-vjeçari gjendet i pajetë! Polumbaret e RENEA nxjerrin trupin nga ujërat


Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën turistike të Gjinarit, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kanionin e njohur si “Shkëmbi i Vashës”.

Viktima është identifikuar si P. T., banues në fshatin Pashtresh, i cili ishte larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm dhe nuk ishte kthyer më. Pas kërkimeve intensive, trupi i tij u gjet në ujërat e kanionit dhe u nxorr nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”.

Policia ka njoftuar se një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, me dyshimin për një ngjarje aksidentale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme