Një vajzë gjashtë vjeçare nga Struga ka rënë nga ballkoni dhe ka vdekur në vendngjarje, transmeton Almakos.
Sipas policisë, dje rreth orës 12.00 është lajmëruar se në Strugë, në rrugën “JNA” nga ballkoni i katit të pestë nga një ndërtesë është rrëzuar një vajzë gjashtë vjeçare dhe ka vdekur në vendngjarje.
Kontroll kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor në Strugë.
Në pajtim me Prokurorin Publik, trupi i të vdekurës është dorëzuar tek familja për varrim.