Një kamerë kapi momentin kur një aeroplan pasagjerësh i “American Airlines” dhe një helikopter ushtarak u përplasen në Uashington rreth orës 21:00 sipas orës lokale.
Në një regjistrim audio nga kulla e kontrollit shihet se si kontrollorët e trafikut ajror pyesin helikopterin nëse e sheh avionin e pasagjerëve.
Pas përplasjes kontrolli i fluturimeve paralajmëron 19 aeroplanë të tjerë që duhej të ateronin.
Aeroplani kishte rreth 64 pasagjerë. Në vendngjarjen mbërritën 300 shpëtimtarë. Një pjesë e pasagjerëve të avionit janë patinistë, ndër tyre edhe Evgenija Shishkova dhe Vadim Naumov, ish-kampionë botërorë, tani trajnerë.
Kërkohen të mbijetuar në temperatura nën zero dhe erë të fortë. Kërkimi do të zgjasë disa ditë paralajmëruan nga reparti i rasteve urgjente.
Nga “American Airlines” ende pa detaje për incidentin. Drejtori ekzekutiv paralajmëroi se udhëton në Uashington.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, shkroi në rrjetin e tij social se përplasja duhej të shmangej.
Helikopteri ishte në një fluturim trajnues.