Një 39 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Ças të Velipojës në Shkodër pasiten e sotme.
Burimet konfirmojnë për Gazetën Shqiptare se 39-vjeçari Tonin Rrethi ishte duke punuar tokën me zetor.
Papritur, një prej telave të këputur të linjës së tensionit të lartë ka rënë në kontakt me zetorin, duke i marrë jetën 39-vjeçarit.
Viktima ishte baba i dy vajzave./GSH



