Një tragjedi e vërtetë për ish deputetin Mark Frroku i cili ka humbur gruan e tij në moshën 35 vjeçare.
Daklea Frroku ka ndërruar jetë në moshë të re për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.
Prej pak javësh ish deputeti Frroku dhe bashkëshortja e tij ishin kthyer në Shqipëri, pas një vizite mjekësore të specializuar në SHBA. Por edhe pse në Amerikë për kurim, mjekët nuk i dhanë shpresa jete 35 vjeçares e cila ka humbur jetën.
Ish deputeti Mark Frroku u arrestua në vitin 2015 për shkak të akuzës së vrasjes që rëndonte mbi të nga drejtësia belge, disa vite më parë. Ish deputeti u lirua nga Gjykata e Fierit këtë vit në muajin maj, me argumentin se bashkëshortja e tij ndodhet në gjëndje të keqe shëndetësore dhe se ai duhej të kujdesej për dy fëmijët e tij.