Tragjedia e familjes Berisha – 5 të vrarë brenda dy dekadave

Familjarët e dy vëllezërve të vrarë, kanë filluar të mblidhen në shtëpinë e tyre në Kosuriq të Pejës.

Klan Kosova, ka intervistuar disa nga të afërmit e tyre, të cilët nuk kanë ndonjë të dyshuar për vrasjen e dyfishtë.

Por ata kanë treguar se edhe babai i viktimave ishte vrarë para luftës, thuhet se për disa çështje pronësore.

Po njëjtë për këtë çështje, dyshohet se ishin vrarë edhe dy djemtë tjerë të familjes në vitin 2006, të cilët po kërkonin gjak për babin, njofton Klan Kosova.

Ndërsa sot të vrarë në një pyll në fshatin Kryshec janë gjetur edhe dy vëllezërit tjerë.

Familjarët janë duke i pritur trupat e viktimave, ndërsa me ta do të kthehet edhe nëna e tyre e cila ka shkuar në Prishtinë, për ta përcjellë procesin e obduksionit.

Arsim Berisha, kishte 32 vjet, ndërsa Ramizi, ishte 27 vjet dhe i martuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme