Tragjedia e shqiptarëve në Greqi, njëri nga çiftet sapo ishte martuar! Dy personat e tjerë ishin në pritje të një fëmije

Personat që mbetën viktimë nga shembja e ndërtesës në Athinë, tre prej të cilëve ishin shqiptarë, janë nxjerrë nga rrënojat. Shërthimi ndodhi dje në Plaka të Athinës.

Viktimë mbetën Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Jan Alexander Kirkpatrick, të cilët ishte martuar së fundmi, si dhe Florin Hoxha dhe bashkëshortja e saj, Eris Cani.

Katër personat kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës.

Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick sapo ishin martuar dhe kishin shkuar në Greqi për muajin e mjaltit.

“Ndërtesa që u shemb në Plaka rreth 13 orë më parë besohet se ka strehuar kushërinjtë e mi, Janin dhe Floridën. Ata janë në Greqi për muajin e mjaltit “, shkroi i afërmi i tyre në një postim në Reddit, duke kërkuar informacion, pas lajmit se pasaportat me emrat e tyre ishin gjetur në rrënoja.

Ndërsa çifti tjetër që ishte me ta, Eris Cani dhe Florin Hoxha prisnin një fëmijë.

The post Tragjedia e shqiptarëve në Greqi, njëri nga çiftet sapo ishte martuar! Dy personat e tjerë ishin në pritje të një fëmije appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme