Tragjedia në Bullgari , konfirmohet viktima e 45-të

Adnan Qaili

– Advertisements –

Është gjetur edhe një trup i dekompozuar në gërmadhat e autobusit. Katër ditë pas tragjedisë dhe dy ditë pas kryerjes së obduksionit të trupave të pajetë, prokuroria bullgare përgënjeshtron veten. Vetëm një ditë më parë deklaroi se janë 44 viktima dhe 8 të mbijetuar. Sot prokuroria bullgare doli me qëndrimin se është gjetur edhe viktima e 45-të, duke hequr dyshimet ndaj të zhdukurit si udhëtari i 8. Kryeprokurori Lubomir Joveski, konfirmoi këtë fakt.

“Autobusi nga vendi i fatkeqësisë është dërguar në një vend tjetër ku është dhënë urdhër për ekspertiza të detajuara teknike për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit dhe gjatë kësaj ekspertize është gjetur edhe një trup i pajetë. Unë e siguroj opinionin se nuk duhet të këtë asnjë dyshim lidhur me këtë çështje”, tha Lubomir Jovevski, Kryeprokuror.

Ndonëse nuk është e kyçur drejtpërdrejtë në hetim, Prokuroria e Maqedonisë ndihmon procesin e mbledhjes së dëshmive. Sipas Joveskit përveç një personi askush nuk përmend që të ketë pasur 8 persona të mbijetuar.

“E gjithë kjo do të dëshmohet gjatë vazhdimit të hetimit nga organet kompetente bullgare. Udhëtarin e 8 e përmend vetëm nga të mbijetuarit që është në spital përderisa dokumentimi i spitalit tregon diçka tjetër. Në spital evidenca tregon se janë transportuar 7 të lënduar dhe kjo çështje është e paluhatshme”, deklaroi Lubomir Jovevski, Kryeprokuror.

Sot prokurorët bullgar erdhën në Shkup, për të marrë mostra nga familjarët e viktimave për analiza të ADN-së si dhe dosjen e katër autobusëve me targa dhe lista të udhëtarëve të agjencisë Besa Trans.

“Do tu jepen analizat e ADN-së nga familjarët e të ndjerëve dhe të gjitha dokumentet që deri më tani janë siguruar nga prokuroria publike, para së gjithash dokumentet që janë marr nga Agjencia Besa Trans, regjistrimet e autobusëve dhe të dhëna tjera nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”, u shpreh Lubomir Jovevski, Kryeprokuror.

Nga Prokuroria Publike nuk e mohojnë faktin se gjatë zhvillimit të hetimit do të merren në pyetje edhe udhëtarët nga tre autobusët e tjerë, shoferët dhe pronarët e kompanisë Besa Trans. Ndërkaq, mungesa e licencave të autobusëve që udhëtuan dhe lëshimet e tjera të institucioneve bullgare dhe maqedonase në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, do të jetë pistë hetimi për korrupsion dhe krim të organizuar./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme