Kryeministri Hristijan Mickoski sot edhe njëherë u shpreh i prerë se të gjithë përgjegjësit për tragjedinë në Koçanë do të përballen me drejtësinë dhe do të marrin dënimin e merituar, madje edhe sikur të jetë edhe “Shën VMRO”, shkruan Alsat. Micksoki madje tha se organet hetuese sot do të hyjnë në Komunën e Koçanit dhe do ti kontrollojnë dokumentet, shkruan Alsat.
“Se sa është përgjegjësia e kryetarit të Komunës së Koçanit do të vendos Prokuroria. Kryetari në dorëheqjen e tij ka shkruar se është në dispozicion, nuk ikë, këtu është. Është në dispozicion. Sot sa e di unë organet hetuese do të hyjnë edhe në Komunë. Dhe do ti kontrollojnë të gjitha dokumentet. Në rast se ju predikoni se ai është VMRO dhe se ne e mbrojmë, Jo, gaboheni, askënd nuk do ta mbrojmë, madje sikur të jetë edhe “Shën VMRO-ja”, tha Mickoski. /Alsat.mk