Tragjedia në Koçan! Ministri i Brendshëm jep detaje: Mes viktimave tre të mitur, mbi 20 adoleshentë të lënduar!

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, tha sot në një deklaratë për mediat se në mesin e 59 viktimave nga tragjedia e zjarrit në një lokal nate të Koçanit janë edhe tre fëmijë të mitur. Ndërkohë që në mesin e të lënduarve janë mbi 20 të mitur.


Të paktën 59 persona humbën jetën sot në orët e para të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një lokale nate.

Deri më tani janë identifikuar 35 viktima – prej tyre 31 nga Koçani dhe katër nga Shtipi.
Mbi 155 persona është raportuar se janë plagosur – mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

Ai bëri të ditur se janë lëshuar katër urdhër-arrestime, pa dhënë më shumë hollësi.
Toshkovski tha më herët gjatë ditës se një person është arrestuar, ndërsa agjencia e lajmeve MIA ka raportuar se pronari i klubit është ndaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme