Tragjedia në Koçan/ Mucunski: Të gjitha shpenzimet për pacientët i mbulon qeveria

Gazetare: Ajnure Bafqari

Javën e ardhshme pritet të fillojë kthimi i pacientëve të parë të tragjedisë në Koçan që po trajtohen jashtë vendit. Në ministrinë e punëve të Jashtme, mbahet takim koordinativ për hapat dhe masat e ardhshme për organizimin e kthimit të pacientëve, apo për vazhdimin e terapisë së tyre në vend. Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, sqaroi se të gjitha shpenzimet për mjekim jashtë vendit, mbulohen nga vendet përkatëse ndërsa shpenzimet e tjera nga Qeveria.

“ Për momentin gjithsej 116 pacientë mjekohen në 14 vende evropiane, për 38 prej tyre kujdesi shëndetësorë është siguruar përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së të cilën Qeveria e ka aktivizuar menjëherë pas fatkeqësisë tragjike, ndërsa të tjerat janë siguruar si ndihmë direkte bilaterale. Shpenzimet për mjekim të pacientëve tanë jashtë vendit janë të mbuluara nga shtetet përkatëse. Të gjitha shpenzimet për udhëtim, qëndrim dhe të gjithë logjistikën e familjeve të pacientëve i mbulon Qeveria e Maqedonisë”, tha Timço Mucunski Ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme.

Mucunski sqaroi se për të gjithë familjarët që ndodhen jashtë vendit u mbulohen të gjitha shpenzimet, përfshi hoteli, janë blerë biletat e aeroplanit, janë informuar se për një telefon mobil do të mbulohen të gjitha shpenzimet roaming, ndërsa ata do të marrin të holla edhe për shpenzimet ditore. Mucunski tha se këto familje nuk do të lihen vetëm, dhe se disa shtete kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar me ekipe edhe në pjesën e rehabilitimit të mëtejshëm të pacientëve, pasi ata të kthehen në vend.

“Tashmë kam realizuar kontakte me disa kolegë të mi të shteteve që janë të gatshëm të na ndihmojnë në këtë proces. E jona do të jetë të përcjellim atë porosi tek autoritetet shëndetësore dhe më tej së bashku do ta aktivizojmë, por këto familje nuk do të lihen vet”, tha Timço Mucunski Ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme.

Pacientët nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, po kurohen në 14 vende fqinje dhe evropiane. 31 pacientë janë të shtrirë në Serbi, 15 në Bullgari, 12 pacientë në Turqi, 12 në Greqi, 7 pacientë në Spanjë, 6 pacientë në Austri, 6 në Hungari, 5 në Kroaci, 4 në Belgjikë, 4 në Lituani, 4 në Itali, 4 në Slloveni, 4 në Suedi dhe 2 në Poloni. Në mënyrë shtesë, Çekia dhe Izraeli kanë dërguar ekipe mjekësore, ndërsa Rumania, Luksemburgu, Norvegjia dhe Finlanda kanë siguruar mbështetje logjistike për transportim të të lënduarve./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme