Gazetar: Mahir Thaçi
Në shumë institucione në vend prej ditësh janë hapur Libër Zie për të nderuar viktimat tragjedisë në Koçan. Dyert e Kuvendit janë të hapura deri në orën 19.00.
Libër i ngushëllimeve është hapur edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku një numër i madh i ambasadorëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare shprehën ngushëllimet e tyre.
Mes tyre ishte edhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, ambasadori i BE-së Mihalis Rokas, ambasadorja e Suedisë, Kroacisë, Francës, e të tjerë. Libër Zie është hapur edhe në ambasadat e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Athinë, konsullatën në Selanik, Serbi dhe Kosovë, ku ambasadorët shprehën ngushëllimet e thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë qytetarët, duke i ofruar mbështetje dhe ndihmë vendit në këto momente të vështira.
Ndërkohë edhe studentët kanë hapur librin e ngushëllimit në universitetet në Shkup, Shtip dhe Manastir, ku për çdo ditë nga ora 9 e deri në orën 18, mund të bëhen homazhe.
Ndërkohë në Kavadar, por edhe në Goricë të Kroacisë, është hapur libri i ngushëllimit për futbollistin Andrej Lazarov, i cili humbi jetën në tragjedinë në Koçan.
Klubi i Futbollit “Tikvesh” në këtë mënyrë shpreh homazhe për ish futbollistin e tyre, njëjtë si edhe skuadra e Goricës, ku Lazarovi ishte pjesë e klubit kroat, para se të vesh fanellën e FC Shkupit. Edhe më të afërmit e këngëtarit Andrej Gjorgjieskit, anëtarit të grupit “DNK”, duke filluar nga 20 marsi, do të hapin librin e ngushëllimit në qendrën tregtare “Leptokaria” në Shkup./ Alsat.mk