Tragjedia në Koçan / Studentët e Shën Kirilit dhe Metodit nuk do të organizojnë tubime më të mëdha

Gazetare: Melihate Rustemi

Heshtje e jashtëzakonshme në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Shumë pak studentë hynin e dilnin nga fakultetet për të kryer obligimet e tyre duke kujtuar se të gjitha aktivitetet e planifikuara janë shtyrë deri në përfundimin e zisë në vend. Parlamenti Studentor pranë këtij universitetit ka njoftuar se nuk do të organizohen tubime të mëdha, siç ishte paralajmëruar fillimisht në nder të viktimave në Koçan me qëllim shmangien e turmave të mëdha ose shkaktimin e ndonjë ngjarje të padëshiruar.

“Për të shmangur krijimin e turmave më të mëdha në momentet kur ndihma mjekësore dhe policia janë më të nevojshme në vende të tjera, tubime të mëdha në kampuse nuk do të organizohen, siç ishte planifikuar fillimisht. Aktivitete për të shprehur respekt dhe ngushëllime mund të organizohen në nivel fakulteti, me iniciativë të asambleve studentore të fakultetit dhe Parlamenti Studentor pranë USHKM-së do të ofrojë ndihmë logjistike”, thuhet në deklaratën e Parlamentit Studentor.

Nga ana tjetër MASH tashmë ka dërguar tre dokumente për shkollat fillore dhe të mesme, të cilat përmbajnë udhëzime për shkollat dhe mësimdhënësit, për prindërit pas tragjedisë në Koçan. Sipas MASH, udhëzimet për shkollat, mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionalë, ndër të tjera, rekomandojnë shmangien e përgjithësimeve dhe interpretimin e ngjarjes me kujdes dhe bisedë me nxënësit. Më tej udhëzimet thonë se mësimet duhet të vazhdojnë dhe se shkollat janë mjedise të sigurta për nxënësit. Mësuesit këshillohen gjithashtu që të ndajnë kohë për të folur me nxënësit për aksidentin nëse është e nevojshme. Gjithashtu, nga MASH këshillojnë prindërit se duhet të kufizojnë kohën e kaluar me lajmet për ngjarjen në Koçan dhe të jenë të kujdesshëm në lidhje me informacionin që ndajnë në rrjetet sociale. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme