Tragjedia në Kroaci, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ngushëllime familjarëve të viktimave: Lajm tragjik për vendin tonë, me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë reaguar pas aksdentit tragjik që ndodhi ditën e sotme në Kroaci, në të cilin ndërruan jetë 10 qytetarë të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook Osmani i shpreh ngushëllime familjarëve të 10 viktimave që humbën jetën dhe bën me dije se zyrtarë të institucioneve të Kosovës janë nisur drejt Kroacisë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të përfshirë në këtë aksident tragjik.

“Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë.Nga kontakti me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, jam njoftuar se nga një aksident komunikacioni që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë e shumë të tjerë janë lënduar.

Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!

Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë.

Veprimet tona shtetërore do të jenë në funksion të lehtësimit të dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndaj zyrtarë të institucioneve të Kosovës tashmë janë nisur për në Kroaci për t`u dalë në ndihmë qytetarëve tanë të përfshirë në këtë aksident tragjik”, shkruan Osmani.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka shkruar se ndonëse  ende nuk ka një konfirmim zyrtar për detajet nga aksidenti, shpreson dhe lutet që të ketë sa më pak viktima dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarëve.

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, shkruan ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme