Tragjedia në Maliq, shefi i Shërbimit zjarrfikës tregon detajet: Nënën e gjetëm të asfiksuar në kuzhinë, një nga fëmijët ishte i pavetëdijshëm! Dy pistat e hetimit

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Maliqit, ku një nënë dhe djali i saj humbën jetën si pasojë e asfiksisë brenda banesës së saj, vjen deklarata zyrtare nga shefi i shërbimit zjarrfikës, Sadik Halili, i cili dha detaje të reja për mediat në lidhje me atë çfarë ndodhi më 19 tetor.


“Njoftimin e morëm rreth orës 13:30 nga salla operative e policisë. Reaguam menjëherë dhe arritëm në vendin e ngjarjes për vetëm një minutë, pasi banesa ndodhej shumë pranë. Në momentin që mbërritëm, nuk kishte më flakë në ambientet e brendshme, dhe të dy fëmijët, djali dhe vajza, ndodheshin jashtë banesës. Vajza ishte e vetëdijshme, ndërsa djali në gjendje të pavetëdijshme. Brenda, pranë derës së kuzhinës, gjetëm nënën e tyre të asfiksuar, e cila kishte ndërruar jetë,” deklaroi Halili.

Zjarrfikësit njoftuan ambulancën, dhanë ndihmën e parë dhe më pas fëmijët u dërguan me urgjencë në spitalin e Korçës, ku 14 vjecari humbi jeten.

Ngjarja është tashmë nën hetim, ndërsa është ngritur grupi hetimor, pjesë e të cilit është edhe shefi i zjarrfikësve. Dy janë pistat kryesore që po hetohen për momentin.

“Në kuzhinë ndodhej një sobë me dru zjarri e ndezur, ndërsa në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepse të djegura. Nuk mund të themi ende me siguri se cila është arsyeja e saktë e ngjarjes, hetimet janë në vijim,”  tha Halili.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme