Në prokuroritë e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit ka nisur procedura e dëgjimit të përfaqësuesve juridik të viktimave nga tragjedia e Koçanit.
Organi i akuzës ka njoftuar se dëgjimi po shkon sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me hetimin. Orari i dëgjimit i është caktuar Prokurorisë nga familjet e viktimave.
Pas dëgjimit përfundimtar, Prokuroria Publike pritet që tragjedinë e Koçanit ta shtrojë në propozim-akuzë kundër 45 personave dhe 3 subjekteve. Në mesin e tyre ka kryetarë të komunave, ish ministra, ish drejtorë, policë dhe ish eprorë policorë, nëpunës administrativ nëpër resorë ekzekutive etj.
Lidhur më dëgjimin e dëshmitarëve, numri i të dëgjuarve deri tani nga Prokuroria ka kaluar mbi 300.