Tragjedia që shtyu të riun për t’ia djegur mbrëmë klinikën gjinekologut

27-vjeçari Musto Kapaj tentoi t’i djegë me benzinë klinikën një gjinekologu në Vlorë, pasi motra e tij kishte ndërruar jetë pas lindjes së fëmijës nga ky gjinekolog.

Mëngjesin e së dielës, policia ka arrestuar 27-vjeçarin, ndërkohë që vetë gjinekologu 64-vjeçar Bejkush Shehaj ka rrëfyer për Report TV, arysen e konfliktit. Ai tregoi se është hera e tretë që kërcënohet.

“Më parë i njëjti person ka tentuar të më qëllojë me thikë, ndërkohë që ka tentuar edhe herë tjetër me zjarr.

Motra e tij kishte lindjen e tretë me mua, herët e tjera çdo gjë kishte qenë normale, ndërsa herën e tretë pati komplikacione pas lindjes dhe ndërroi jetë” – u shpreh Shehaj.

Për këtë arsye, sipas mjekut, personi nga Gjormi ka tentuar që t’i bëjë keq disa herë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme