“Autobusi ka udhëtuar me mbi 100 kilometra në orë dhe nuk ka shfaqur asnjë milimetër frenim, që do të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Aksidenti ishte absolutisht rezultat i gabimit njerëzor“, tha për BTV Sekretari i Sigurisë së Pernikut, Vasko Pirgov, i cili mbërriti në vendngjarje me policët dhe zjarrfikësit e parë.
Ai tha se autobusi nuk u përmbys dhe shoferi u përpoq të kthehej majtas, duke shtuar se ka video pamje “të cilat nuk janë të këndshme për t’u parë”.
Pamja është e frikshme. Autobusi është djegur pjesa e përparme, personat në (spitalin) “Pirogov” ndodheshin në pjesën e pasme të autobusit. Autobusit i është thyer xhami i djathtë dhe kanë dalë prej aty, tha Pirgov.
“Rruga eshte ne gjendje perfekte. Ky është një gabim i shoferit. Nuk ka mundësi që autobusi të ketë rrëshqitur në rrugë, nuk ka shenja frenimi. Autobusi ka marrë flakë nga përpara. Vetë autobusi kishte tuba nafte”, tha Pirgov, duke shtuar se “zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, me shumë gjasa në sistemin e ngrohjes”.(INA)