Një ngjarje tronditëse ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë, saktësisht mbrapa një kolegji privat.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dyshohet që djali ia ka prerë kokën me sëpatë babait të tij.
Sipas të njëjtit burim ngjarja ka ndodhur para pak minutash.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, por të njëjtit ende nuk kanë ndonjë informatë lidhur me ngjarjen.