Tragjike në Greqi! Djali 7 vjeçar mbytet në det, i shpëtoi nënës nga vëmendja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune (1 qershor), në Kretë të Greqisë, ku një fëmijë rreth 7 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë teksa po notonte në plazhin e zonës.


Sipas medias greke creta24.gr, Nikolasi i vogël, ndodhej në shtëpi me nënën e tij, banesë e cila gjendet disa dhjetëra metra larg plazhit, duke i shprehur dëshirën për të notuar.

Të njëjta informacione thonë se nëna e tij fillimisht ka refuzuar, por vogëlushi i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka shkuar në plazh.

Fatkeqësisht disa minuta më vonë, 7 vjeçari u nxora pa ndjenja nga uji.

Ka qenë një banor i zonës i cili ka parë fëmijën duke qëndruar në sipërfaqen e ujit pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin.

Thirrja në EMS u bë në orën 13:30.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë në jetë fëmijën.

I vogli është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme