Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Itali, ku një 15 vjeçar me origjinë shqiptare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Djali i mitur, i identifikuar si Roel Abedoni, ka humbur jetën pas dy orëve agoni në spitaln e Tivolit.
Automjeti që përplasi të miturin drejtohej nga një 71 vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar djalin.
Drejtuesi doli negativ pas testit për alkool dhe drogë.
Sakaq, ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.